Qeveria është në anën e prodhuesve dhe do të vazhdojë t’i përkrahë përmes mbrojtjes së prodhimeve vendore dhe krijimit të një baze me orientim të mirëfilltë drejtë zgjerimit të tregut, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës te “Fluidi”, kompani prodhuese e pijeve natyrale dhe të gazuara me licencë ndërkombëtare.
Gjatë vizitës së përbashkët me ministren e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe me menaxhmentin e kësaj kompanie, Kryeministri shprehu mbështetjen për prodhuesit vendorë, për të rritur cilësinë e produktit dhe zgjerimin në tregje të reja.
Kjo kompani ka filluar prodhimin në shtator të vitit 1994, ndërsa tani prodhon katër brende të njohura ndërkombëtarisht dhe ka mbi 200 të punësuar./arbresh.info/
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë