Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ai tha se qëndrimi i tij është racional dhe se shtesat që do t’i marrin pjesëtarët e Policisë së Kosovës, nuk janë pak.
“Unë do t’i takoj po sa të kthehem, do të thotë këtë javë që vjen dhe kjo 150 euro është. deri vonë kemi pasur pagën minimale për personat nën 35 vjeç 130 euro, për ata mbi 35 vjeç i kemi pasur 170 euro. Kjo është shtesë e rrezikshmërisë dhe rrezikshmërinë ne do ta zvogëlojmë jo veç me shtesa, por me pajisje gjithnjë e më moderne për pjesëtarët e Njësisë Speciale Internuese për të cilët unë jam shumë mirënjohës për kontributin që japin, por zgjidhja duhet të jetë racionale në Kosovë dhe nëse e shikoni me e krahasu me bruto produktin vendor për kokë banori, është mbi vendet e Evropës Perëndimore”, tha Kurti, në një intervistë për ATV.
Ndërsa, kujtojmë se zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Arbresh.info ka thënë se këtë javë Kurti do të takohet njësit elitare të Policisë së Kosovës.
Lexo edhe:
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun