Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë ka folur edhe për situatën e menaxhimit të pandemisë Covid-19.
Kurti tha se që nga marrja e detyrës kanë siguruar 2.2 milionë vaksina, raporton arbresh.info
Kryeministri tutje tha se pandemisë i vije fundi vetëm duke u vaksinuar. Ai për këto gjashtë muaj ka përmendur edhe disa prej vendimeve që ka marr Qeveria, përfshirë heqjen e homologimit, përkrahjen për fermerët, shtesat për fëmijë e lehonat.
“Sot janë bërë gjashtë muaj që nga formimi i qeverisë, në mesin e shumë problemeve ishte menaxhimi i pandemisë. I kemi siguruar 2.2 milionë vaksina, bazuar në planin që kishim për vaksinimin e 60% të grup moshave”.
“Varianti Delta ka marr jetë njerëzish dhe në emër të qeverisë shpreh ngushëllime për secilën jetë të humbur duke shpresuar që kësaj pandemia po i vije fundi e që fundin do ta shohim më shpejtë nëse vaksinohemi. Kemi mbështetur personelin shëndetësor, policët, kemi marr vendim për lehonat, kemi marr vendim që nga 1 tetori arsimi i lartë të jetë falas”.
Tutje ai tha se qeverisja e mirë nuk do të ndalet as një ditë, derisa shtoi se do të vijnë edhe mandatet të tjera.
“I kemi edhe 3 muaj deri je fund të viti edhe tri vite deri në fund të mandatit edhe pastaj mandate të tjera. Një ndër prioritetet kryesore për këta dy muaj është aplikimi për fondet e IPA3”. /arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...