Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, si dhe për progresin që ka arritur Kosova gjatë viteve të fundit.
Kurti theksoi rezultatet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në mbrojtje dhe siguri, si dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke shtuar vendosmërinë e Qeverisë për të vijuar me reformat që rrisin zhvillimin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua rolit të lobimit shqiptar në ShBA, kontributit të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe rëndësisë së bashkëpunimit të mëtejshëm në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën. Kryeministri Kurti e vlerësoi angazhimin e z. Bajraktari dhe të gjithë komunitetit shqiptar në afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe forcimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info

Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal