Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi, ka pritur sot në takim shefin e ri i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.
Pasi i ka uruar mirëseardhje, Queiros në krye të UNDP-së, Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë në projekte dhe për qëllime të përbashkëta.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim produktiv u diskutua dhe u rikonfirmua përkushtimi për promovimin e kohezionit social, nxitjen dhe fuqizimin e ekonomisë në Kosovë.
Kurti shprehu mirënjohjen e tij për misionin e UNDP-së, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e agjendës zhvillimore të Kosovës./Arbresh.info/

11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...