Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Ioëa, Curtis Youngs.
Përmes një komunikimi për media, u theksuan të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe potenciali që ka ky sektor për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan Arbresh.info.
Në takim u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Ioëa-s dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Ioëa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori./Arbresh.info/
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...