Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim Oficerin Komandues të anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komandant Alban Dervishi.
Kryeministri Kurti e falënderoi oficerin komandues shqiptaro-amerikan për vizitën dhe u shpreh i lumtur për sukseset e tij në Forcat Detare të SHBA-së, duke e vlerësuar si shembull të angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit.
Ata biseduan për bashkëpunimin e ngushtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë Gardën Kombëtare të Ajovës (Iowa). Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës e falënderues për mbështetjen e aleatëve amerikanë në forcimin dhe avancimin e FSK-së.
Kryeministri Kurti, po ashtu, theksoi se Kosova është e përcaktuar qartë në rrugën e saj për integrim euro-atlantik./Arbresh.info

Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...