Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar pasditen e sotme me Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes të Kombeve të Bashkuara, z. Jean-Pierre Lacroix.
Kjo ishte vizita e parë e Lacroix në vend.
Kryeministri e informoi Lacroix për arritjet e fundit në vend dhe shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e agjencive të OKB-së në Kosovë.
Ai po ashtu foli për mënyrat se si Kosova po punon për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
Lidhur me këtë, Lacroix përgëzoi Kosovën për përpjekjet e fundit për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe të drejtave gjinore në vend, duke thënë se rezultatet janë të dukshme.
Lacroix tha se Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të OKB-së për të zhvilluar më tej këto synime demokratike./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...