Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, si dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.
I shoqëruar nga zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu si dhe ambasadori i Kosovës në Danimarkë, Faruk Ajeti, Kryeministri njoftoi të pranishmit me të arriturat e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, të evidentuara edhe nga organizatat ndërkombëtare prestigjioze si Freedom House, World Justice Project e Transparency International.
Ai potencoi që Qeveria e Republikës së Kosovës mbështetet në parimet e sundimit të ligjit, pluralizmit politik e të drejtave të njeriut, si vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e drejtësisë, përfshirë zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve direkte.
Kryeministri falënderoi Ministrin Hummelgaard dhe anëtarët e pranishëm të Parlamentit danez për mbështetjen e Mbretërisë së Danimarkës ndaj Republikës së Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik./Arbresh.info/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...