Kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Kurti e falënderoi atë për kontributin në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm.
Gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës veçanërisht nëpërmjet projekteve të realizuara përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se diskutuan rreth panairit botëror të bizneseve që do të mbahet këtë vit në Japoni, Expo 2025 Osaka, ku Kosova do të jetë pjesëmarrëse, e cila paraqet një mundësi të mirë për të promovuar kulturën e vendit, ekonominë tonë në rritje, si dhe përkushtimin për të mirëpritur investitorët japonezë dhe për të rritur bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Kryeministri Kurti i uroi z. Keisuke Yamanaka suksese në angazhimet e tij të radhës.
Mes tyre, kryeministri dhe Keisuke Yamanaka, shkëmbyen dhurata mirënjohjeje në shenjë të bashkëpunimit të mirë dhe marrëdhënieve të shkëlqyeshme. Kryeministri i dhuroi ambasadorit një çifteli në filigran, librin e autorit Shyqyri Nimani dhe një CD nga Filarmonia e Kosovës. Ambasadori i dhuroi kryeministrit suvenirin e maces fatsjellëse Maneki-Neko./Arbresh.info/
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje