Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në një takim lamtumirës Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Diskutuan miqësisht për punën dhe rezultatet e punës së përbashkët. Me këtë rast, kryeministri Kurti vlerësoi lart mbështetjen e Koordinatores Spence dhe rolin që ka luajtur në bashkëpunimin e Qeverisë me ekipin e OKB-së.
Znj. Spence shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e kryeministrit Kurti dhe kabinetit qeveritar përgjatë gjithë mandatit të tij në fusha dhe projekte me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Duke e falënderuar për kontributin e saj në Kosovë, kryeministri Kurti i uroi suksese znj. Spence në angazhimet e radhës edhe përgjegjësitë e reja./Arbresh.info


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...