Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe përfaqësuesit e kësaj komune.
Në takimin e përbashkët me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe Nënkryetarin e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, u bisedua për mundësitë për thellim të bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit dhe në Mal të Zi, thuhet në komunikatën për media.
Po ashtu, u bisedua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në kulturë dhe arsim, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore./arbresh.info/



Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?