Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot paradite në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin. Ai fillimisht e uroi për detyrën e re dhe e falënderoi guvernatorin Ismaili për angazhimin e tij të deritanishëm në krye të BQK-së, teksa dhe i dha mbështetjen e tij institucionale për realizimin e përgjegjësive dhe misionit të Bankës Qendrore.
Guvernatori Ismaili e njoftoi kryeministrin Kurti mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet.
Shërbimet bankare, digjitalizimi i tyre dhe rruga drejt zgjidhjes së çështjes së kamotshme të Kartonit të Gjelbër për automjete ishin disa prej temave që u diskutuan bashkë në takim./Arbresh.info


Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...
Kaja Kallas kërkon armëpushim për të shpëtuar Libanin nga ‘k...
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...