Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në qendër të këtij takimi ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, rezultatet e së cilës janë edhe nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, dhe për nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme, shrkuan Arbresh.info.
Në takim u tha se zbatimi i këtyre bashkëpunimeve ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e problematikave të mbartura ndër vite.
“Si rrjedhojë këto bashkëpunime janë gjithëpërfshirëse pasi prekin kryesisht fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës.”, thuhbet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
“Në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive, me 26 nëntor 2021 dhe 20 qershor 2022, janë nënshkruar 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore dhe ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.”, thuhet tutje.
Ndërkaq ndër marrëveshjet e nënshkruara në korrik të vitit 2023, kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi folën për marrëveshjen për lehtësimin e procedurave të kontrollit për produktet me origjinë joshtazore, bashkëpunimin mes palëve për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit, vijimin e bashkëpunimit me fokus lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe marrëveshjen për dhurimin e portalit e-inspection./Arbresh.info


Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën