Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në një drekë pune shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe mundësitë për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit të dyanshëm në fusha me interes të përbashkët.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, veçanërisht në rrugëtimin e vendit drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ndër të tjera, vlerësoi faktin që Luksemburgu e ka rritur mbështetjen për Kosovën përmes edhe rolit të programeve si LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nga e cila Luksemburgu kontribuon në Kosovë në projekte të ndryshme që prekin fusha si arsimi, energjia e teknologjia.

Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh