Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që udhëhiqej nga kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
“Pjesë e delegacionit ishin Anila Denaj, zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të PS në Kuvendin e Shqipërisë, Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Gerta Duraku, deputete e Qarkut të Kukësit, Benet Beci, deputet i Qarkut të Shkodrës, Alqi Bllako, deputet i Qarkut të Tiranës dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi”, thuhet në njoftim.
Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve, në veçanti në politikën e jashtme të të dyja shteteve, ishin tema kryesore e takimit, shkruan arbresh.info.
Duke theksuar stabilitetin institucional në të dy shtetet, si rezultat i udhëheqjes nga qeveri që kanë shumicën në parlament, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, tha se duhet të shfrytëzohet ky moment për angazhim edhe më të madh të deputetëve në intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Roli i deputetit nuk është vetëm miratimi i ligjeve, por edhe angazhimi për promovimin dhe mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare, theksoi z. Balla. Ai tha se resurset dhe përvoja e deputetëve shqiptarë do të jenë në shërbim të lobimit dhe mbrojtjes së interesit të Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti u shpreh i nderuar për vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe u pajtua se ka shumë mundësi bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.
Në kohën e krizës energjetike që ka përfshirë Evropën dhe rajonin, kryeministri Kurti vuri theksin sidomos te bashkërendimi i politikave energjetike. Bashkërendim politikash nevojiten edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, tha ai dhe shtoi se blerja e objekteve dhe vendosja e ambasadave në ambiente të përbashkëta do të kursente buxhetet dhe do të lehtësonte bashkëpunimin.
Në takim ishin të pranishëm edhe udhëheqësja e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari dhe deputeti Gani Krasniqi./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...