Kryeministri i Kosovës, Ablin Kurti ka udhëtuar sot për në Austri për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Kurti para se të nis takimet zyrtare, ka takuar bashkatdhetarët atje, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka ndarë pamje nga ky takim.
“Zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllim me takime me bashkatdhetarë. Kësaj radhe po e nisim me ta dhe me miq të shtetit të Kosovës. Mirë se po takohemi në Vjenë e ju faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos./Arbresh.info/
Ky është autori i aksidentit tragjik në Durrës që përplasi t...
Ministria e Shëndetësisë jep detaje për të miturin e lënduar...
Tri ndeshje deri në fund të Ligës së Parë – Dinamo mban ritm...
Nesër lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes ...
“A do të jem nëna më e mirë në botë?” Engji publikon këngën ...
Osmani bashkë me Avdylin në Gjonaj të Hasit: Me dokin, po u ...