Në përfundim të qëndrimit njëditor në Shqipëri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit edhe nga ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takim diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti e njoftoi Meta për detajet e marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe asaj Bazë të dakorduar paraprakisht në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai gjithashtu e njoftoi kryetarin Meta për arritjet kryesore të qeverisjes dyvjeçare në rrafshin ekonomik, social dhe demokratik, dhe për vëmendjen që i është dhënë fushës së mbrojtjes, arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë në buxhetin e vitit 2023.
Meta e përgëzoi Kurtin për arritjet e qeverisjes së tij, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare, duke e cilësuar Kosovën si model i suksesit.
Dha mbështetjen e tij për qëndrimet dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve./arbresh.info/




Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur