Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do ta pres sot në takim Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet me fillim nga ora 14:50.
Para kryeministrit Kurti, Sekretari i NATO-s do të pritet në takim nga Presidentja Osmani me të cilën do të mbajë edhe konferencë për media.
Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas vizitës që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”.
“Nuk jemi në vitin 1992 dhe nuk do të lejojmë krijimin e ndonjë vakumi sigurie. E di që EUFOR-i [Forca e Bashkimit Evropian] është plotësisht i përgatitur për të garantuar ambient stabil të sigurisë”, ka thënë Rutte, duke iu referuar periudhës së shpërthimit të luftës në këtë shtet.
Ai ka deklaruar, po ashtu, se NATO-ja mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës, dhe që Marrëveshja e Dejtonit – e cila u ka dhënë fund luftimeve më 1995 – është themeli që duhet të respektohet./Arbresh.info/
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...