Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me deputetët Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli, priti në takim një delegacion nga BE-ja, të kryesuar nga Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari i tij dhe deputeti i PE-së, Andrey Kovatchev, asistentja e tij, Nina Tavcar, Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova dhe Zëvendës Shefi i kësaj zyre, Riccardo Serri.
Weber e uroi Kryetarin Kurti për fitoren e zgjedhjeve të fundit. Ai u interesua për rezultatin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike, dhe theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga zhvillimet e fundit ku disa shtete shprehën qëndrime të caktuara për hapjen e negociatave është rajon me prioritet të lartë për BE-në.
Kryetari Kurti u pajtua me Weber sa i përket integrimit të këtij rajoni në BE, dhe e përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për nevojën e integrimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në të njëjtën kohë dhe sa më parë që të jetë e mundur.
Tutje, Kurti e njoftoi atë edhe me prioritetet e qeverisë së re, ku rol qendror ka luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe krijimi i vendeve te reja të punës. Me mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe me investime nga jashtë e sidomos nga diaspora, me sistemin dual të arsimit që e zvogëlon hendekun e shkathtësive, edhe do ta përparojmë Kosovën përbrenda, edhe do të avansojmë drejt BE-së, tha Kurti.
Në fund të takimit, palët u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen./arbresh.info
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet