Kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka mbajtur një tubim në Drenas, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai u zotua se në mandatin e ardhshëm në Drenas do të finalizohet Poliklinika Specialistike, Diga e Kuqicës, Parku Industrial 2 dhe dy çerdhe të reja, shkruan Arbresh.info.
Kurti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar një video nga tubimi, ku theksoi se takoi shkurtimisht edhe Zekë Klunën të cilin premtoi se do ta vizitoi në konakun e tij.
“Për Drenasin, në mandatin e ardhshëm do ta finalizojmë Poliklinikën Specialistike, Digën e Kuqicës për furnizim me ujë të pijes, Parkun industrial 2 dhe dy çerdhe të reja. Atje e takova shkurtimisht dhe Zekë Klunën, i cili më ftoi në konakun e tij. Patjetër që do ta vizitoj në ditët e ardhshme”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...