Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur mbrëmë një tubim elektoral në Gjakovë, në përkrahje të kandidatit të LVV-së këtë kryetar të kësaj komune, Ardian Gola.
Kurti ka premtuar se në Gjakovë do të filloj prodhimi i dronëve ushtarakë dhe civil “Made in Kosova”, transmeton Arbresh.info.
“Me Ardian Golën, në Gjakovë fillon një kapitull i ri. Aty do të jetë qendra e industrisë së re: do të prodhohen dronët ushtarakë dhe civilë, “Made in Kosova”. Prodhim vendor dhe paga të mira për punëtorë. Mirëqenia sociale dhe mbështetja për familjet do të jenë konkrete: banesa për çiftet e reja, pako me produkte esenciale për të porsalindurit, shtesa për lehonat dhe shërbime geriatrike të specializuara për pensionistët”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Koha e ndryshimit të vërtetë ka ardhur. Le ta bëjmë Gjakovën shembull të qeverisjes së drejtë dhe të zhvillimit për të gjithë. Të dielën, zgjedhim dijen, ndershmërinë dhe përkushtimin. Më 9 nëntor, zgjedhim Ardian Golën me numër 105”, tha Kurti./Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot