Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilën ai e udhëheq, për herë të parë ka ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë ndërsa 10 milionë euro të tjera për furnizimin me pajisje moderne për policinë e zjarrfikësit.
“Do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve me këtë buxhet. 45 milion euro për të mbështetur lehonat. Kemi bërë studime falas 2000 bursa shtesë. Kemi shtuar 35 milion euro të skemave sociale. Kemi shtuar 24 milion euro buxhet për sigurimin e barnave. Kemi ndarë 20 milion euro për të rinjtë. Kemi rritur buxhet për kulturë rini dhe sport. Kemi rritur buxhetin për bujqësi mbi 70 milion euro. Prodhuesit do ti mbështesim me 40 milion euro. 40 milion për investime në Trepçë e Telekom. Do të furnizojmë policinë e zjarrfikësit. Mbi 100 milion euro për ushtri”, tha Kurti./arbresh.info/
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
FBK dënon incidentin e djeshëm gjatë ndeshjes në Gjakovë, pa...
Tragjike: 28 vjeçari nga Malisheva humb jetën në një aksiden...
Zelensky: Situata energjetike në Ukrainë është emergjente