Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.
Shefi i qeverisë tha pas homazheve se Prekazi me Epopenë e UÇK-së, është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare.
“Për çdo 28 nëntor ne kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë flamurin tonë dhe çlirimin Arbënor nga shekulli i XV, kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Ismail Qemajlin në Vlorë dhe Pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai, raporton RTKlive.
Sipas tij, Prekazi me Epopenë e UÇK-së, është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare.
“Këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë, flijimi, sakrifica , çmimi për lirinë që ne e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi për përgjegjësi institucionale e qytetare. Lavdi Jasharëve, lavdi kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Kurti.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit