Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Çekisë, Petr Fiala me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj mbështetjen e Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të vendit tuaj dhe integrimin e tij evropian dhe euroatlantik”, thuhet në urim.
Më tej, kryeministri çek Fiala shkruan se mezi pret vazhdimin e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve.
Përkthimi jozyrtar i letër urimit:
I nderuar kryeministër,
Më lejoni që t’ju uroj përzemërsisht për përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj mbështetjen e Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të vendit tuaj dhe integrimin e tij evropian dhe euroatlantik.
Mezi pres vazhdimin e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve reciproke tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve.
I juaji besnikërisht./Arbresh.info/
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...