Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë aktivisht për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zhelyazkov.
Më këtë rast, kryeministri Zhelyazkov ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme bullgare për Kosovën dhe ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit më aktiv të vendit tonë./Arbresh.info
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane