Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit me anë të një komunikate për media.
“Përmes një letër urimi, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ka uruar Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen dhe detyrën e tij të re”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim thuhet po ashtu se ai e ka përgëzuar Kryeministrin Kurti për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar atë si shembull i vërtetë dhe një burim krenarie./arbresh.info/

Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...