Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga Imzot Arjan Dodaj, përmes së cilës ky i fundit është shprehur i privilegjuar për urimet siç i quan të përzemërta e të thella, marrë nga kryeministri Kurti me rastin e emërimit të tij Arqipeshkëv i Arqidioqezës së Tiranë – Durrësit.
Teksa shkruan për lidhjet mes shqiptarëve, z. Dodaj thotë se kjo lidhje na bën që të ndihemi gjithmonë e më shumë afër njëri – tjetrit, si vëllai vëllait dhe se gëzimi i njërit është gëzim i të gjithëve.
“Është e bukur fjala që ju shprehni për sa i përket shërbimit që Kisha Katolike ndër shqiptarë, nëpërmjet bijve të popullit të vet, gjithmonë e më shumë të shërbejë më rritjen e atij uniteti, prosperiteti e paqeje që e ka zanafillën e vet në zemrën e Zotit”, shkruan z. Dodaj në letrën e tij për kryeministrin Kurti.
Ndër tjera, Imzot Arjan Dodaj, thotë se duke shpresuar që në të ardhmen të mund të bashkëpunojmë për çfarë na bashkon, ka shprehur lutjen e tij për kryeministrin Kurti, familjen e tij dhe gjithë popullin tonë./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja