Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka kthyer letrën kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili disa ditë më parë e uroi për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë letër, Kurti shkroi edhe për ftesën e Netanyahu-t për ta vizituar Izraelin.
Në letër, Kurti thotë se e mirëpret faktin që marrëdhëniet mes dy popujve janë shndërruar në raporte diplomatike mes dy shteteve. “E shoh këtë si një mundësi për ta themeluar dhe fuqizuar bashkëpunimin tonë politik, ekonomik dhe kulturor”, thuhet në letrën dërguar kryeministrit izraelit.
“Kombi ynë ka qenë historikisht respektues ndaj komunitetit çifut. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do ta kem kënaqësinë që t’i adresoj çështjet relevante të komunitetit çifut dhe trashëgimisë së tij në vendin tonë”, thuhet më tej në letër.
Kurti e falënderoi Netanyahu-n për ftesën që ta vizitojë Izraelin, duke premtuar se do ta bëjë këtë, por pa e saktësuar kohën. “Faleminderit që më ftuat për ta vizituar vendin tuaj miqësor, gjë që do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët”, thuhet në letrën e Kurtit.
Muajin e kaluar, Netanyahu e ftoi Kurtin që ta vizitojë Izraelin për ta inauguruar ambasadën e Kosovës në Jerusalem, sipas Marrëveshjes së Uashingtonit./arbresh.info/

Albin Kurti ua kthen letrat Erdoganit e Netanyahut, mësoni përmbajtjen e tyre
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...