Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Duke njoftuar se ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti tha se ballafaqimi me të kaluarën është obligim për shtetin.
“Për të ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues, dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror. Duke qenë një e drejtë individuale e të mbijetuarve, viktimave dhe familjeve të tyre, por edhe një e drejtë kolektive, është edhe obligim për shtetin. Shteti duhet të mundësojë që këto të drejta të realizohen. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë, si parakushte për paqen e qëndrueshme…. Po e jetësojmë Institutin që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999. Andaj sot emërova Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, që do t’i prijë këtij procesi të rëndësishëm”, tha ai./kp/Arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...