Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ku janë nderuar 45 viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Ai theksoi rëndësinë e deklaratës së ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker, duke thënë se raportimet e tij zbuluan brutalitetin e përjetuar nga populli i Kosovës në atë kohë.
“Jemi sot në Reçak për të kujtuar 45 familjarët tuaj të vrarë. Raportimet e ambasadorit Walker ekspozuan britalitetin që po përjetonte Kosova. Ish presidenti amerikan Bill Klinton u kujdes që trupat e Nato-së të jenë të gatshëm për veprim.
Kryeministri deklaroi se Qeveria e Kosovës është krenare që ka mbështetur botimin e librit të ambasadorit Walker, duke e cilësuar atë si një urë që lidh brezat përmes kujtesës historike.
“Qeveria e Kosovës është krenare që ka mundësuar botimin e librit të ambasadorit është një urë që lidh brezat për kujtesën historike. Sot përkujtojmë qëndresën e familjeve të Reçakut. Republika jonë dhe populli ynë është i vendosur që e vërteta të mos deformohet kurrë”, tha Kurti./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...