Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se përkujtimi i veprës së Adem Jasharit dhe familjes së tij është obligim qytetar, shtetëror dhe kombëtar.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se asokohe e kishim UÇK-në që prihej e frymëzohej nga Kryekomandanti Adem Jashari, e sot e kemi më të fortë, më të pajisur, më të armatosur e të trajnuar se kurrë më parë ushtrinë e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Për çlirimin e Kosovës dhe Republikën e pavarur u luftua dhe u flijua aq shumë. Adem Jashari bashkë me familjen e tij, e bënë sakrificën më sublime për liri.
Përkujtimi i veprës së tyre është obligim qytetar, shtetëror e kombëtar dhe vazhdim i traditës së vendosur 26 vjet më parë, kur u manifestua njëvjetori i Epopesë, i rezistencës dhe qëndresës heroike të Jasharve në Prekaz.
Asokohe e kishim UÇK-në që prihej e frymëzohej nga Kryekomandanti Adem Jashari, e sot e kemi më të fortë, më të pajisur, më të armatosur e të trajnuar se kurrë më parë ushtrinë e Kosovës, që po e ngrisim e fuqizojmë, për sigurinë e mbrojtjen e vendit.
Rrugën sot e vazhdojmë në trajektoren e trasuar nga heronjtë tanë. Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, lavdi të rënëve në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998, lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit të rënë për lirinë e Kosovës./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...