Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video duke treguar se sot është dita kur numri i dozave të asministruara të vaksinës arrin shifrën prej një milion.
Sipas tij, dy të tretat e këtyre janë për ata që kanë marrë së paku një dozë,kurse një e treta për ata me dy doza.
“Vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria, kanë filluar të japin rezultate.
Brenda javës së fundit kemi zvogëlim të rasteve aktive në 25%.
Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numar ishin tejet të ulët, do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë edhe sot kemi vepruar me rekomandimet e IKSHPK-së”.
“Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Ekspertët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë”, tha ai.
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...