Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka uruar vazjat e Kombëtares U18 në henboll të cilat e dërguan Kosovën në Kampionatin Botëror.
Me anë të një postimi në Instagram, Kurti i uroi aukaëaë në këtë rrugëtim, shkruan Arbresh.info.
“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024.”, ka shkruar Kurti.
“Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit.”, përfundoi ai.
View this post on Instagram
Ndryshe, përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.
Ato arritën që të mposhtin Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.
Përballja mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Nigerisë u zhvillua sot (e diel) në qytetin e Tashkentit në Uzbekistan në kuadër të finales së IHF Trophy Intercontinental./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kosova U18 arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër