Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje u votua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Në mbledhjen e Këshillit të LVV, ai tha se për ushtrinë do të ndahen mbi 1 miliard euro brenda mandatit të ardhshëm dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.
“Për ushtrinë tonë në katër vitet e mandatit të ardhshëm do të ndajmë buxhet mbi 1 miliardë euro. Do të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin ndërkombëtar bilateral dhe multilateral me shtetet anëtare të NATO-s. Funksionalizimin e Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimi i industrisë ushtarake të Kosovës. E gjithashtu do të zhvillojmë dronët ushtarakë “Made in Kosova””, ka deklaruar Kurti.
Ai tutje tha se fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimit, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, dhe në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...