Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur për 1 mijë testet e ardhura nga Serbia ditë më parë.
Kurti në një konferencë për medie ka thënë se me refuzimin e testeve do të akuzohej Kosova, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se kjo ka mundur të jetë edhe kurth.
“Unë jam i bindur se sikur Kosova të refuzonte marrjen e testeve do të akuzohej për sjellje irracional dhe politizim të situatës e që nuk është e tillë. Kollaj ka mundur të jetë një lloj kurth që nuk ne nuk kemi rënë brenda”, ka thënë ai.
I pari i Qeverisë shtoi se Serbia nuk e ka rregulluar imazhin me këto teste, dhe Ministria do të vendos për përdorim të tyre.
“1 mijë testet janë një gjest i Serbisë që nuk do të duhej të politizohej Serbia nuk ka rregulluar imazh me këtë, ne e kemi dëshmuar se nuk bëjmë dallime te qytetarët sipas komunës,partisë, festë apo etnisë. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK do të vendosin për përdorim të testeve të blera apo të dhuruara”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...