Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në lidhje me tërheqjen e 30% e Trustit tha se pakoja e ringjalljes është zgjidhja për krizën jo tërheqja nga pleqëria individuale e punëtoreve të tanishëm, shkruan arbresh.info.
Tutje Kurti përmendi edhe dy ekspertë e njohur të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë të cilët kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje.
“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët edhe kur ishim në opozitë në vitin 2020 edhe në vitin 2021 kur ishim në Qeveri edhe tani me pakon e ringjalljes ekonomike ne e zbusim krizën e cila për shkak se ka edhe faktor më të mëdhenj se sa në vendin tonë nuk është e eleminueshme përnjëherë mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrur nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjidhim problemin e keni parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë e kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, deklaroi Kurti.
Kujtojmë se Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur edhe tre ditë afat për shqyrtimin e propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në këtë rast kërkesën e kryesisë së Kuvendit të Kosovës për ndryshimet ligjore që iu mundësojnë qytetarëve tërheqjen e 30% te kursimeve pensionale./arbresh.info/
A duhet të tërhiqet 30% e Trustit, pavarësisht ndarjes së 100 eurove?
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri