Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ripërsëritur edhe njëherë se Kosova ka vendosur për reciprocitet sa i përket çështjes së targave.
Me anë të një postim i në platformën “X”, Kurti ka shkruar se veturat me targa të Serbisë do të lejohen të hyjnë në Kosovë, ashtu siç janë duke u lejuar veturat me targa RKS të hyjnë në Serbi.
“Respektimi i sovranitetit të njëri-tjetrit është çelësi për të lehtësuar jetën e njerëzve në vend të pretekseve për agresion. Qeveria jonë ka vendosur reciprocitet me vendimin e qeverisë së Serbisë, duke lejuar hyrjen e targave serbe në Kosovë pa afishe, ashtu siç hyjnë lirisht targat e Kosovës në Serbi”, tha ai./Arbresh.info
Respecting each other’s sovereignty is the key to making ppl’s lives easier instead of pretexts for aggression. Our govt has reciprocated the decision by the govt of Serbia, allowing Serbian license plates to enter Kosova w/o stickers, just as Kosova’s plates freely enter Serbia.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 5, 2024
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...