Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar arsyet pse është vendosur që takimi i 18 marsit Kurti – Vuçiq me ndërmjetësit evropianë të zhvillohet në Shkup.
Në Forumin Ekonomik që po mbahet aktualisht në Shkup, Kurti ka thënë se më 1999, në Kumanovë është nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë dhe hyrjes së KFOR-it në Kosovë.
”Mos të harrojmë që më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë ishte nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë mendoj që këto elemente simbolike kanë qenë të rëndësishme për Josep Borrell që të na ftojnë këtu për takimin e radhës të nivelit të lartë”, tha Kurti.
Megjithatë ai nuk pati vetëm këtë shpjegim.
Ai ka përmendur edhe afërsinë e Shkupit me Prishtinën dhe Maqedoninë e Veriut si vend i cili ka avancuar në zhvillimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe integrimeve evropiane.
”Shkupi është qyteti i madh më i afërt me Prishtinën, po ashtu mendoj që ka impakt të madh në rajonin në kuptim që Maqedonia e Veriut është një vend i cili avancon në kontekst të demokracisë, sundimit të ligjit dhe në kontekst të integrimeve evropiane. Republika e Kosovës zë vendin e 84 nga 180 vende dhe Maqedonia është në vendin e 85 për sundimin e ligjit. Në këtë kuptim jemi kampion për më të mirët”, ka deklaruar Kurti./arbresh.info
Ulutash takon ministrin grek të Mbrojtjes, flasin për situat...
Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaz...
Konjufca: Belgjika partner i rëndësishëm, presim mbështetje ...
Distria Krasniqi fituese e Kampionatit Evropian të xhudos pë...
Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të ...
SHBA gati të rifillojë luftimet me Iranin në çdo moment