Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media ka folur për takimin e paralajmëruar në lidhje me kryetarët e komunave që pritet të mbahet më 24 shtator.
Kurti tha se për këtë mbledhje janë dakorduar 3 muaj më herët, konkretisht në mbledhjen që qeveria ka pasur me kryetarët e komunave në qershor, teksa shtoi se është zëvendësja e tij, Emilja Rexhepi, që po merret me përgatitjet e takimit.
“Është sekretaria e zyrës sime, në veçanti është zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, e cila intensivisht po merret me përgatitjen e kësaj mbledhje dhe qëllimi ynë është se si mund të bashkëpunojmë sa më ngushtë qeveria qendrore me komunat për zhvillim sa më të barabartë dhe të gjithanshëm, pra, agjenda do t’u ndahet atyre”, është shprehur shefi i ekzekutivit. /arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...