Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me punimin akademik të vitit 2012 të Dimal Bashës, bashkautor me profesoreshën Jana Arsovska nga Kolegji i Drejtësisë Penale “John Jay”.
Në atë punim pretendohet se UÇK-ja ka bashkëpunuar me grupe kriminale brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë edhe financime nga paratë e drogës.
Kurti ka mbështetur qëndrimin e Bashës, duke u thirrur në sqarimin që ky i fundit e ka dhënë ditë më parë për publikimin.
“Kryetari i Kuvendit Dimal Basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade dhe aty e ka sqaruar që kapitulli apo kreu që e ka shkruar ai, nuk ka asgjë të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pra, edhe një herë, ju e keni parë fjalimin e tij pas zgjedhjes, ku ka shprehur vlerësimet më të larta për këtë vlerë të shenjtë të Kombit Shqiptar”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë shtoi më tej se, sipas tij, problemet me të cilat përballet Kosova nuk vijnë nga një artikull i vjetër shkencor, por nga qeverisjet e mëparshme.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...