Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar suksese në garën e Festivalit të Vendeikut, regjisores dhe aktores 22 vjeçare, Luana Bajrami me filmin e saj “Bota Jonë”.
Kurti përmes një postimi në Facebook, shkroi se me përzgjedhjen e dytë të Bajramit në këtë garë, dëshmohet potencilai i saj si kineaste, shkruan Arbresh.info.
“Me filmin e saj debutues si regjisore ”Luaneshat e Kodrës”, Luana kishte garuar në Festivalin e Kanës në vitin 2021. Me përzgjedhjen e filmit të saj të dytë në Festivalin e Venedikut këtë vit, po dëshmohet se me potencialin si kineaste, emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore. Edhe roli i saj i Sophie në ”Portrait of a Lady on Fire” të Celine Sciamma, është i pashlyeshëm.”, shkroi Kurti.
“Suksese në garë Luanës, Valbonës, Uratës, Elsës, Albinës, Donit, Aurorës, Ganisë dhe Armendit.”, tha ai./Arbresh.info.
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...