Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim lamtumirës Shef të Misionit të BE-së në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, për të cilin ka thënë se u bë zëri i Kosovës në Bruksel.
Kurti ka thënë se Orav do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Kosovën e trajtoi jo thjesht si partnere për reformat brenda vendit, por si partnere për një Evropë më të fortë në Ballkanin Perëndimor. Mbase janë ngjashmëritë tona ato që na kujtojnë se uniteti i kontinentit tonë është thelbësor për sigurinë, demokracinë dhe prosperitetin. Ambasadori Orav po largohet si diplomat, por do mbetet pëherë një mik i vërtetë i Kosovës të cilin e mirëpresim çdoherë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se për 18 muaj, Orav e solli Bashkimin Evropian më afër Kosovës dhe Kosovën më afër Bashkimit Evropian.
“Nga Raportet e Progresit te fondet e IPA-s dhe nga heqja e masave të padrejta ndëshkuese te Plani i Rritjes, ai u bë zëri i Kosovës në Bruksel dhe zëri i Brukselit në Kosovë. Si përfaqësues i një vendi me përvoja të ngjashme, Ambasadori Orav e njeh mirë Kosovën, ashtu siç është: të rreshtuar krah vlerave të BE-së, të linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të investuar në të ardhmen e përbashkët. Prandaj kuptoheshim shpejt e lehtë dhe takimet me të ishin gjithmonë të frytshme”, thuhet në postimin e Kurtit.
Orav e kishte marrë detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë më 2 shtator 2024, duke pasuar ambasadorin çek Tomas Szunyog, i cili e mbajti këtë post nga viti 2020.
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...