Kryeministri Albin Kurti ka thënë se para se të mbahen zgjedhje të reja në katër komunat veriore, duhet të mbizotërojë ligji.
“Zgjedhjet do të mbahen sipas rendit dhe ligjit. Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje demokratike”, është shprehur Kurti për France 24.
“Nuk dua dështim pas dështimit. Dua të angazhohem për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci. Për këto nuk ka kompromis”.
Kurti ka përsëritur se legjitimiteti i kryetarëve aktualë është i dobët, por që askush tjetër nuk është më legjitim së ata për të pasur qasje në objektet komunale.
“Sot në tri komunat veriore situata përgjithësisht ishte e qetë. Pse? Sepse nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi”.
“Nuk ju kanë dalë llogaritë. Kanë menduar se atje do të dështojë sistemi, por nuk ka ndodhur. Janë katër kryetarë. Nëse nuk do të hyjnë në ndërtesa zyrtare, ku duhet të hyjnë? Nëse ato s’janë për ta, për kë janë?”
“Ne kemi për ta mbrojtur kushtetutshmërinë. Këta katër kryetarë nuk shoh se do ta përfundojnë mandatin. Brenda muajsh mund të kemi zgjedhje, por nuk duhet të ketë banda. Duhet pasur kushte për zgjedhje të parakohshme”./kk
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit