Kryeministri në largim dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dyshime se mund të arrjë ta bëjë qeverinë e re të dielën, kur është edhe afati i fundit.
Ai para mërgimatrëve në Londër e pranoi se nuk e ka aspak të lehtë të arrijë marrëveshje me ndonjë parti shqiptare për formimin e qeverisë së re.
Por, ai tha se do përpiqet maksimalisht të arrijë një marrëveshje deri të dielen.
“Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë ose nuk e kemi bë (qesh). Prandaj, në këto ditët e mbetura, jemi duke komuniku, jemi duke bisedu. Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e ciniziëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prapë. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Kurti zbulon ofertën për Nismën: Nënkryetari i Kuvendit, një ministri dhe dy zëvendësministra
@arbresh_info Kurti nga Londra thotë se po përpiqet ta krijojë qeverinë: Nuk është e lehtë, as opozita s’ka vullnet për të formuar qeverinë e tyre Video nga Ermal Hallaçi #fyppppppppppppppppppppppp #Arbresh.info #viral #video #kosovar #albinkurti ♬ original sound – arbresh.info
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku