Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka vizituar vendin ku ka rënë ish polici, Enver Zymeri.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se i shoqëruar nga djali i Heroit, Sokolin, kanë vendosur lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai 12 vite më parë.
“Bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë. Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Kurti.
Tutje Kurti ka thënë se sytë e Sokolit janë veç dritë, dhe se dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait na jep shpresë.
“Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”, tha ai./Arbresh.info/





Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...