Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti para deputetëve ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kurti u shpreh se po të ishte Asociacioni prioritet i serbëve, do ta kishin zbatuar, siç u shpreh ai, “me ata që e kanë nënshkruar”.
Ai tha se serbët nuk e duan Asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës.
“Po të ishte asociacioni prioritet i tyre, do ta kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar, është dashur ta zbatojnë në vitet 2013, 2014, 2015, jo ta presin vitin 2020, 2021 e 2022 që unë të bëhem kryeministër për ta zbatuar”, tha Kurti.
“Është shumë e qartë se nuk e duan Asociacionin si vlerë për vete, por si armë kundër Kosovës, nuk është as nevojë e serbëve, por është si armë kundër shtetësisë së Kosovës”, u shpreh tutje Kurti.
“Serbia paska pritur që unë të bëhem kryeministër e të zbatohet ajo kur dihet veprimi e qëndrimi im? Pra, e paskan pritur kundërshtarin më të madh të Asociacionit për ta zbatuar Asociacionin. Edhe në aspekt politik e logjik është tërësisht e gabueshme. Po të ishte Asociacioni prioritet do ta zbatonin me ata që e kanë nënshkruar. Është shumë e qartë që nuk e duan Asociacionin si vlerë për vete por si armë kundër Kosovës. Është e vërtetë, unë kam bërë si aktivist politik e deputet opozitar kundërvajtje, por deputeti Hoti, unë kam mbajtur burg për këtë punë. Për të gjitha kundërvajtjet e mija kam mbajt burg. Shteti i së drejtës nuk është ende siç duhet sepse janë ca kriminelë të tjerë që s’janë ende prapa grilave”, ka thënë Kurti, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, se përse nuk po vepron tash, kur sa ka qenë në opozitë ka gjuajtur gaz lotsjellës në kundërshtim të Asociacionit./arbresh.info/
Muhamet Hyseni, shpallet lojtari më i mirë i javës së shtatë...
Prokurori Abazi: Aksioni është realizuar në pronat të cilat ...
Protestojnë punëtorët e Kardiologjisë, kërkojnë shkarkimin e...
Në Suedi diskutohet për angazhimin e ushtrisë pas rritjes së...
Rama: Të përshpejtohet procesi i futjes së Ballkanit Perëndi...
Gjenden rreth 260 bimë kanabis në Podujevë