Kurti për aksionin në veri: Me këtë është pajtuar edhe Serbia, s’veprojmë për destabilizimin e vendit

11:34 | 20 Shtator 2021

Kryeministri Albin Kurti, tha se vendosja e “tabelave provuese” për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë nuk ka për qëllim destabilizimin e situatës.

Kurti në seancën e Kuvendit, para deputetëve shtoi se të gjitha tableta do të zëvendësohen, duke sqaruar se veprimet nuk janë kundër serbëve të veriut.

Krejt ky aksion, thotë ai është vetëm zbatim i marrëveshjes që e ka pranuar edhe vet Serbia.

Ai me këtë rast ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi nga të gjithë.

“15 shtatori i ketij viti, ka qenë data e fundit e që veturat me targa KS do të hyjnë nga Serbia në Kosovë.  5 ditë nga kjo datë, MPB sot ndërmori aksionin për konfiskimin e këtyre tabelave. Pavarësisht çfarë nacionaliteti janë ato tabela, duhet të konfiskohen që do të pajisen me tabela të përkohshme”.

“Si kryeministër iu siguroj se veprimet në veri për, nuk janë drejtuar ndaj qytetarëve serb e as nuk ka të bëjë me ndonjë destabilizim. Pres nga qytetarët se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, por që po fillon implementkmi i një marrëveshje që është pranuar nga vet Serbia”, u shpreh Kurti.

Kurti foli edhe për miqësinë me ShBA-në. Përmendi miqësinë që e ka me presidentin Joe Biden, teksa tha se atë në zgjedhjet presidenciale e kishte mbështetur publikisht.

Sa i përket miqësisë me presidentin amerikan, unë jam i vetmi kryetar partie që publikisht e kamë mbështetur kandidaturën e presidentit Biden, nderkaq ka nga ju që keni parë fillimisht se kush po fiton”, tha Kurti.

“Sa i përket dialogut, unë veçse po ju kujtoj deklaratën e ish-presidentit tuaj dhe ish-kryetarit të PDK, ku thoshte ‘we are not problematik gays”, pra aty ai fliste në emër të të dyve dhe prej aty ju si parti e keni marrë teposhtën”, tha Kurti teksa plasën të qeshura nga deputetët e VV-së.

Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë.

Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës. Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara