Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me, siç thuhet, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëndrimi i tij për heqjen e pjesshme të tarifës 100% dhe zëvendësimin e saj me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Mbajtja e tarifës 100 siç është e pa riprocitete është pozicion ekstrem. Edhe heqja e plotë e tarifës është tension ekstrem. Ne duhet të jemi kundër këtyre ekstremeve. Ne duhet të jemi të bindur që ka një qëndrim normal. E ky është zëvendësimi gradual I tarifës 100 me reciprocitetin. Përgjatë këtij zëvendësimi do të krijohen masat për dialogun. Është e domosdoshme që të ikim prej këtyre ekstremeve”, tha Kurti në Kuvend.
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...