Kryetari i VV-së, Albin Kurti, me anë të një statusi në Facebook ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.
Në statusin e tij, ai thotë se sonte nuk ka humbës.
“Sonte fituan të gjithë, fitoi shteti i pavarur, fituan qytetarët e vendit, fitoi republika dhe demokracia, fituan deputetët dhe partitë, fitoi kuvendi dhe qeveria. Sonte nuk ka humbës. Sonte fituam të gjithë. Sepse Kosova e fitoi Presidenten e saj, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, së cilës iu lexua emri 71 herë në raundin e tretë në Kuvend, pasi që me 14 shkurt e votuan mbi 300 mijë qytetarë”, ka shkruar ai.
“Na presin shumë punë të mëdha e të vështira, në ditët e javët e muajt në vijim, në kushtet e një krize të shumëfishtë, ku pandemia e cila na u shtua para një viti është veçse njëra prej tyre. Por, bashkë gjithsesi do t’ia dalim, do të dalim së bashku të suksesshëm, sepse nuk do të ndalemi, sepse do të angazhohemi e kontribuojmë për interesin e përgjithshëm me vullnet të paepur. Ju falemnderit të gjithëve. U jemi mirënjohës secilit”, shtoi Kurti.
Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.
Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.
Lëvizja “Vetëvendosje” dhe komunitet joshumicë votuan pro Osmanit derisa ish-partia e kësaj të fundit, LDK-ja, i mundësoi kuorumin, me përjashtim të treshes; Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën